Flash

Padia e PD, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Lapsi.al 9 January 2025
Padia e PD, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Pjerin Ndreut, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre”.

Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes, raporton Report TV.

Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.

Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr në SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 orë marrje në pyetje deklaroi publikisht që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ...

18:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI