Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Prapaskenat/ Kush qëndron vërtet pas rrëzimit të Bashar al Assad

Lapsi.al 9 January 2025
Prapaskenat/ Kush qëndron vërtet pas rrëzimit të Bashar al

Vetëm 9 ditë përpara se rivalët e tij të merrnin Damaskun, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad u takua me Vladimir Putin në Moskë në një përpjekje të fundit për të shpëtuar regjimin e tij, i cili ishte mbështetur me ndihma masive ushtarake nga Irani me kontributin e Rusisë. Megjithatë, presidenti rus nuk i mbajti premtimet e tij, ose sepse nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, ose sepse tani e konsideronte të mbrojturin e tij një “kartë të djegur”.

Kjo është panorama që krijohet duke dëgjuar rrëfimin e Kamel Shakr, shefit të komunikimit të presidencës siriane deri në rënien e Asadit, të regjistruar nga një podcast i rrjetit televiziv arab Al Arabiya.

Kur udhëheqësi sirian kaloi nëpër portat e Kremlinit, Alepo kishte rënë tashmë në duart e organizatës islamike Hayat Tahrir al-Sham (HTS), pa ndonjë rezistencë të konsiderueshme. Sipas Sakr, ky zhvillim i ra Asadit si rrufe, pasi deri në atë moment e konsideronte situatën në veri të Sirisë të rëndë, por jo kërcënuese.

Duke ditur se ushtria e tij nuk ishte as e përgatitur dhe as me moral për të luftuar me armikun, ai iu drejtua aleatëve dhe klientëve të tij kryesorë, Rusisë dhe Iranit, për një litar shpëtimi. “Bashar al-Assad i kërkoi Putinit të përfshihej personalisht për të siguruar kalimin e sigurt të ndihmës ushtarake iraniane përmes Irakut në Siri”, - tha Kamel Saqr.

Shenjat nuk dukeshin të mira pasi presidentit të atëhershëm sirian iu desh të priste 2 ditë në Moskë përpara se të takohej me liderin rus, i cili e ndryshoi tre herë orarin deri ditën kur e takoi përfundimisht të premten, më 29 nëntor. Rusët i kishin kërkuar Asadit që askush tjetër të mos merrte pjesë në takimin që zgjati 1 orë, përveç shoqëruesit personal të presidentit sirian, gjenerallejtënant Muhsin Mohammed.

Ish-oficeri i komunikimit i presidencës siriane zbuloi informacione nga prapaskenat rreth rënies së dinastisë. Megjithatë, përgjigja ndaj kërkesave kryesore të Asadit dukej pozitive. Siç pohon Sakr, "Putin kontaktoi menjëherë me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe e udhëzoi atë të lëvizte menjëherë në mënyrë që Garda Revolucionare të transportonte çdo gjë që gjykohej e nevojshme nëpërmjet aeroplanëve në bazën ajrore ruse Khmeimim" në provincën e Lattakisë.

Megjithatë, Teherani, gjithmonë sipas Kamel Saqr, i raportoi Asadit brenda 24 orëve që pasuan se nuk kishte marrë asnjë konfirmim nga Rusia për dërgim të avionëve të saj në bazën Khmeimim. Megjithatë, iranianët fluturuan me një nga avionët e tyre për të marrë ndihma nëpër Irak, por amerikanët i paralajmëruan të mos e bënin më këtë, sepse aeroplanët e tyre do të rrëzoheshin.

I pyetur nëse ai besonte se Putini kishte “mashtruar” Assadin, Shakr u përgjigj se nuk shihte asnjë shpjegim tjetër logjik. Por ai e kishte ndjerë tashmë se diçka nuk shkonte që nga mbrëmja e 29 nëntorit, kur pala ruse po ngecte në lëshimin e një komunikate të përbashkët për takimin. Të nesërmen në mëngjes, Putin dërgoi një emisar në hotelin “Four Seasons”, ku po qëndronte Assad, duke e informuar se nuk dëshironte të jepte një deklaratë.

Retë ishin mbledhur që në verë, kur Assad zhvilloi dy takime me përfaqësuesit e Rusisë dhe Iranit. Rusët këmbëngulën në nevojën që presidenti sirian të takohej me Rexhep Tajip Erdogan për të kërkuar një zgjidhje kompromisi, por Assad vendosi si kusht tërheqjen e trupave turke nga territori sirian. Sipas Sakr, ai besonte se çdo takim me Erdoganin do të ishte një gabim i madh, sepse presidenti turk do ta fuste në kurth për lëshime politike. Edhe iranianët u shfaqën të pakënaqur me qasjen e Asadit ndaj monarkive sunite të Gjirit, pas kthimit të Sirisë në Ligën Arabe.

Pas kthimit të Asadit nga Moska, përparimi i rebelëve islamikë fitoi një ritëm të furishëm dhe rënia e Damaskut u bë një mundësi e prekshme. Të martën më 3 dhe të mërkurën 4 dhjetor, udhëheqësi sirian u përpoq me dëshpërim të kontaktonte Putinin me telefon, por presidenti rus nuk ishte i disponueshëm. Të enjten, Ankaraja i bëri të qartë Teheranit se koha për dialog dhe kompromis me Asadin kishte kaluar në mënyrë të pakthyeshme. Duke kuptuar më në fund dinamikën e zhvillimeve, presidenti sirian përgatiti një fjalim prej rreth 400 fjalësh për popullin sirian.

Fjalimet e tij i shkruante gjithmonë vetë, siç konfirmon edhe bashkëpunëtori i tij i vjetër. Aty ai denonconte xhihadistët dhe “tinzarët” duke nënkuptuar Turqinë, ndërsa u bënte thirrje shteteve arabe që të mos i njohin kundërshtarët e tij. Popullit i kërkonte të përgatitej për të rezistencë. Në fund të fundit, ai kurrë nuk e mbajti atë fjalim. Rënia e Homsit pa asnjë rezistencë foli vetë për gjendjen e punëve.

Sipas informacioneve të Sakr, Assad u largua nga Damasku të shtunën, më 7 dhjetor, mbërriti përmes një rruge dytësore në bazën Khmeimim, ku priti për disa orë dhe më pas u takua me atasheun ushtarak rus, i cili kishte për detyrë të siguronte transferimin e tij të sigurt. Ai udhëtoi me avion privat për në Moskë, ku u vendos me anëtarët e familjes së tij, jo si president, por si një refugjat, duke kërkuar azil politik. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI