Flash

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Reuters: Italia e gatshme të aktivizojë qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Lapsi.al 9 January 2025
Reuters: Italia e gatshme të aktivizojë qendrat e emigrantëve

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka theksuar se qeveria e saj është e gatshme për të vazhduar planin për të transferuar azilkërkuesit në Shqipëri. Agjensia e lajmeve Reuters shkruan se edhe pse marrëveshja e Melonit me kryeministrin Edi Rama ka hasur në kundërshtimin e gjykatave, liderja italiane duket se nuk ka ndërmend që të bëj hapa pas. Sipas Reuters, Meloni ka theksuar se shumica e vendeve anëtare të BE kanë rënë dakord me Romën për kampet e emigrantëve në Shqipëri.

Shkrimi i Reuters:

Qeveria e Italisë është e gatshme të vazhdojë me një plan të kontestuar për të mbajtur azilkërkuesit në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, tha të enjten kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Meloni arriti një marrëveshje me Tiranën vitin e kaluar për të devijuar në vendin ballkanik disa nga emigrantët që Italia mori në det, duke thënë se skema do të vepronte si një pengesë kundër nisjeve nga Afrika.

Megjithatë, plani kryesor ka hasur në kundërshtimin e gjykatës muajt e fundit. Gjyqtarët ngritën dyshime mbi përputhshmërinë e tij me ligjin e BE-së dhe vendosën që dy grupet e para të emigrantëve të ndaluar në qendra duhej të transferoheshin në Itali, duke i lënë objektet bosh. Duke folur në një konferencë vjetore shtypi me gazetarët parlamentarë, Meloni tha se gjykata e drejtësisë e BE-së do të nisë shqyrtimin e çështjes në shkurt, duke shtuar se shumica e vendeve anëtare të BE ranë dakord me Romën për kampet shqiptare.

Më 6 nëntor 2023, qeveria italiane nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për ndërtimin e dy qendrave në territorin shqiptar për ndalimin e personave të shpëtuar ose të kapur në det nga anijet shtetërore italiane. Marrëveshja synonte trajtimin ekstraterritorial të kërkesave për azil dhe ndalimin ekstraterritorial të personave që do të riatdhesohen me forcë, me qëllimin e deklaruar për të penguar kalimet detare.

Italia dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë më 18 tetor urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

Edhe më 11 nëntor Gjykatësit në Romë kanë refuzuar që të miratojnë ndalimin e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia. Ky veprim paraqet një goditje të re për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar emigrantët në dy qendra të pritjes. Për sa i përket përfundimit të dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë italiane, sipas shumë komentuesve, ai mund të shtyhet, në mënyrë që Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shprehë fillimisht mendimin e saj për të gjithë këtë çështje.

Të këshilluara

ide

KAJSIU: Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emrin e Ramës

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI