Flash

Sinqeriteti i tifozit të vogël bëhet viral: “Van Dijk, eja te ne, kemi mbrojtës kot"

Lapsi.al 9 January 2025
Sinqeriteti i tifozit të vogël bëhet viral: “Van Dijk, eja
Zëri i pafajësisë shpesh identifikohet me atë të fëmijëve, dhe ajo që ndodhi disa minuta para fillimit të gjysmëfinales së parë të Carabao Cup mes Tottenham dhe Liverpool, e kapur nga kamerat dhe transmetuar drejtpërdrejt në TV, tregoi një të vërtetë të madhe për Spurs. Merita i takon një djali të vogël, maskotës së ekipit londinez, i cili, sapo pa Virgil Van Dijk, nuk i rezistoi dot entuziazmit të tij dhe i bëri një kërkesë aq të drejtpërdrejtë sa edhe të guximshme, veçanërisht për lojtarët e skuadrës së tij të zemrës: “Eja te ne”, i tha ai mbrojtësit të Liverpool, duke theksuar se të gjithë mbrojtësit e Tottenham janë kot.

Kërkesa e tifozit të vogël ndaj Van Dijk në tunel: “Eja te ne!”

Thirrja e djalit të vogël u dëgjua qartë pak para se dy skuadrat të dilnin në fushë. Kamerat u ndalën te fëmijët e veshur me fanellat e Tottenham, entuziazmi i të cilëve arriti kulmin sapo panë lojtarët e Liverpool që do t’i shoqëronin para fillimit të ndeshjes. Ndër të parët që u afrua ishte Virgil Van Dijk, kapiteni i “Reds”, përballë të cilit një nga maskotat e vogla nuk mundi ta mbante veten dhe i bëri një thirrje për ndihmë. Mes thirrjeve të tjera të ngazëllimit, u dëgjua qartë kërkesa: “Van Dijk, eja te Tottenham, nuk kemi asnjë mbrojtës të mirë.”

Fitorja e Tottenham pa pësuar gol ndaj Liverpool

Një kërkesë që shkaktoi buzëqeshje, por asgjë më shumë. Më pas erdhi ndeshja, e cila përfundoi me një fitore minimale për Tottenham, 1-0 ndaj Liverpool, pa pësuar asnjë gol. Një “ngjarje” e vërtetë, duke qenë se fjalët e tifozit të vogël nxorën në pah një nga problemet kryesore të skuadrës së drejtuar nga Ange Postecoglou: një mbrojtje të dobët. Aktualisht, Tottenham ka një nga mbrojtjet më të dobëta në Premier League, duke pësuar 30 gola në 20 ndeshje – një shifër ku vetëm 7 skuadra kanë bërë më keq, përfshirë katër të fundit në zonën e rënies.

Tottenham, mes mbrojtjeve më të dobëta të Premier League

Statistikat janë dëshpëruese: në 30 ndeshje sezonale, Tottenham ka arritur të mbajë portën të paprekur vetëm 6 herë (4 në Premier League, një në Europa League dhe një në Carabao Cup). Që nga gushti, skuadra ka pësuar një seri humbjesh turpëruese, veçanërisht atë të dhjetorit kundër Liverpool, ku “Reds” fituan 6-3 në stadiumin Hotspurs, duke poshtëruar skuadrën dhe tifozët e saj. Nga këtu lind kërkesa e djalit të vogël për Van Dijk, kapitenin e Liverpool, që ka pësuar vetëm 19 gola dhe që po udhëheq skuadrën e tij drejt kreut të tabelës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI