Flash

Vizitoi Salianjin, Berisha: Goditi dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë

Lapsi.al 9 January 2025
Vizitoi Salianjin, Berisha: Goditi dy klanet mafioze më të rrezikshme

Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin. Berisha tha se çështja e Salianjit është tashmë ndërkombëtare dhe se Shqipëria është vend i të burgosurve politikë.

Berisha shtoi se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa tha se ai ndodhet në burg vetëm e vetëm se i shërbeu Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit ju shërbeu qytetarëve të tij dhe se bëri detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri.

Salianji siç dihet bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar ku faktoi se Agron Xhafa njeri me 3 emra drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte 2 vëllezër një vëlla nga gjaku Fatmir Xhafën dhe Olsi Ramën vëlla nga morali.

Kjo është e vërteta dhe meqënë se Salianji goditi me një të rënë 2 klanet mafioze, klani Rama dhe klani Xhafa u vërsulën kundër tij me mjetet e mafies. Ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI