Flash

Arlind Qori reagon pas sherrit me Fevziun: Përmenda litarin në shtëpinë e të varurit

Lapsi.al 10 January 2025
Arlind Qori reagon pas sherrit me Fevziun: Përmenda litarin në

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë reagoi për herë të parë në Facebook pas përplasjes së djeshme me Blendi Fevziun.

Në një video-mesazh, Arlind Qori thotë se pavarësisht se dikush nuk mund të mendojë se nuk "duhet përmendur litari në shtëpinë e të varurit", përplasja ishte e pashmangshme.

Qori thotë se po mbronte gazetarët dhe të drejtat e tyre nga censura e pronarëve të televizioneve, ndryshe nga ç'pretendoi Blendi Fevziu, ndërsa për këtë të fundit tha se e prishi qëllimisht emisionin ose për klikime, ose për shkak të nevojës për të mbrojtur televizionin.

"S'ësht problemi i censurës time. Jam simptoma e një problemi shumë të thellë. Problemi është kapja e mediave nga oligarkët dhe pushteti" - tha mes të tjerash Qori.

Në video-mesazh, Qori shtoi se Fevziu përmendi një shpifje të grupit Balfin në emision, se ai paguhej nga konkuretët e këtij grupi biznesi.

Në fund të mesazhit, ai i fut edhe nganjë "kunjë" kryetarëve të partive të tjera të reja prezente në studio, Agron Shehajn, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, duke thënë se mbajtën krahun e Blendi Fevziut, me shpresën se do të ftohen sërish në emision. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind. Kabineti i...

13:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI