Flash

E nisi me Milan e mund të luante për 4 kombëtare: Edon Zhegrova çmend Napolin

Lapsi.al 10 January 2025
E nisi me Milan e mund të luante për 4 kombëtare: Edon Zhegrova

Merkatoja e dimrit është ndezur papritur. Napoli mund të bëjë një ndryshim të bujshëm në sulm me Edon Zhegrova, i cili mund të zëvendësojë Kvaratskhelia, që duket gati të largohet menjëherë për t’u transferuar te PSG. Zërat mbi të ardhmen e lojtarit gjeorgjian janë bërë gjithnjë e më të forta. Klubi i De Laurentiis nuk po bllokon negociatat, ndërkohë që planifikon se si të shpenzojë një shumë të madhe parash që mund të vijë nga Franca. Pasardhësi i Kvaras mund të vijë nga Franca, pikërisht nga Lille. Zhegrova është sulmuesi anësor i kombëtares së Kosovës, që preferon të luajë me këmbën e majtë.

Zhegrova, pasardhësi i Kvaratskhelia

Kvaratskhelia dukej i paprekshëm, një nga simbolet e ekipit, por rinovimi nuk po vjen dhe negociatat me PSG-në janë ndezur papritur. Drejtuesit e Napolit e dinë mirë që gjithçka është e mundur në merkato dhe duhet të jenë të përgatitur me zëvendësues. Kandidati i zgjedhur për të zëvendësuar Kvara-n është Edon Zhegrova, një lojtar i lindur në vitin 1999, që ka një histori të lidhur me Italinë. Në të kaluarën është ndjekur nga Napoli, por edhe nga Juventus dhe Milani, me të cilin ka luajtur kur ishte fëmijë.

Në moshën 12-vjeçare luajti me Milan

Zhegrova ka lindur në vitin 1999 dhe përfaqëson kombëtaren e Kosovës. Ai ka lindur në Gjermani nga një familje që u largua nga Ballkani për shkak të luftës, pak para lindjes së tij. Dy vite më vonë, u kthye për të jetuar në Kosovë, një vend që e do dhe e ka zgjedhur për ta përfaqësuar në nivel ndërkombëtar. Një zgjedhje e fortë, duke pasur parasysh se ai kishte mundësinë të luante edhe për Gjermaninë (ku ka lindur), Shqipërinë (atdheu i prindërve) dhe Belgjikën (ku u transferua në moshën 15-vjeçare).

Lexo më tej: Portret/ Gazeta franceze në gjurmët e Zhegrovës në Prishtinë

Ai tregoi talentin e tij për futboll që në moshë të re. Kur ishte vetëm 12 vjeç, veshi fanellën e Milanit në një kamp veror të organizuar nga klubi kuqezi në Prishtinë. Zhegrova e kujton kështu atë eksperiencë: “Dyqind futbollistë të rinj u ftuan për të bërë testime. Unë mbërrita, u vesha shpejt dhe aty gjithçka ndryshoi për mua dhe familjen time. Sepse kuptova që mund të bëhesha futbollist.” Kampi shkoi aq mirë, sa Zhegrova u ftua nga klubi në San Siro: “U gjenda në Milano, pashë një ndeshje kundër Chievos dhe takova edhe Kakà dhe Pato.”

Pastaj Belgjika, Baseli dhe Lille

Karriera e tij vazhdoi gradualisht, fillimisht në atdhe dhe më pas në Belgjikë, ku kaloi nga St.Truiden te Genk, duke zënë vendin e Malinovskyi, e më pas te Baseli dhe Lille. Në janar të vitit 2022, Lille e bleu atë për të zëvendësuar Ikoné-n (një tjetër lidhje me Serie A). Zhegrova ka treguar një talent të mirë, është rritur nën drejtimin e Fonseca-s dhe këtë sezon është konfirmuar me 2 asistime dhe 8 gola në 21 ndeshje për Lille.

Ku do të luajë Zhegrova te Napoli?

Edon Zhegrova është një sulmues anësor dhe është këmbë-majtë. Kjo ngre pyetjen: pse ai duhet të jetë zëvendësuesi i Kvaratskhelia-s, kur ky i fundit ka këmbën e djathtë si më të fortë? Në futbollin modern, kjo ndikon më pak, por Napoli ka tashmë disa lojtarë këmbë-majtë në sulm: Neres, Politano dhe Ngonge. Në idenë e trajnerit Conte, Neres mund të luajë në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë mund të vendoset Zhegrova.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI