Flash

Hidhërim mes politikanëve grekë për shëndetin e Janullatosit

Lapsi.al 10 January 2025
Hidhërim mes politikanëve grekë për shëndetin e

Mediat greke njoftuan se kryepeshkopi Anastas Janullatos u shtrua me urgjencë në sallën e operacionit të spitalit Evangelismo pasditen e së premtes, për t'iu nënshtruar një operacioni në sistemin gastrointestinal. Siç raportojnë mediat greke kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët u përpoqën ta trajtojnë që në momentin e parë.

96-vjeçari kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit dhe orët e fundit ishte intubuar dhe është transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit Evangelismo që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore.

Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Por ajo ç'ka bie në sy është hidhërimi që ka prekur personalitete të jetës publike në Grequ, veçantërisht të politikës grekel. Që nga e premtja, Janullatos është vizituar në spital nga kryeministri i Greqisë, Micotakis, kreu i SYRIZA, Sokratis Famellos, ministri grek i Arsimit dhe Çështjeve Fetare, Kyriakos Pierrakakis dhe politikanë të tjerë. Janullatos u vizitua në spital edhe nga Fredi Beleri që u shpreh se “Për mua, Fortlumturia e Tij është babai im shpirtëror”.

Në Shqipëri, politikanët nuk pati ndonjë shqetësim të veçantë për shtrimin e kryepeshkopit në spital, edhe pse shëndeti i tij fillimisht ishte më i stabilizuar. Ditët e fundit pasi u shtrua në spitalin në Athinë, mjekët thanë se konsiderojnë kritike gjendjen e kryepeshkopit.

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind. Kabineti i...

13:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI