Flash

Janullatos futet urgjentisht në operacion/ Mjekët: 48 orët e ardhshme janë kritike

Lapsi.al 10 January 2025
Janullatos futet urgjentisht në operacion/ Mjekët: 48 orët e

48 orët e ardhshme konsiderohen kritike për shëndetin e Kryepeshkopit Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos. Këtë të premte ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod gjakderdhjeje të brendshme.

Sipas njoftimit mjekësor, pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas “u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”. Siç dihet, Kryepeshkopi Anastas po trajtohet në spitalin Evangelismos të Athinës. “Kathimerini” shkruan se ai u dërgua me urgjencë në sallën e operacionit me qëllim kontrollimin e gjakderdhjes në zorrën e hollë.

Për këtë arsye, një ekip mjekësh me endoskopi identifikuan pikën dhe një ekip kirurgësh ndërhynë me një operacion laparoskopik. Kryepeshkopit 95-vjeçar i ishte dhënë trajtimi i duhur për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e sotëm ai mori një kthesë dramatike për keq.

Anastasi u paraqit në 30 dhjetor në një spital të Tiranës për shkak të një viroze, por në ditët e para të janarit u transferua me një avion të posaçëm në Athinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI