Flash

Video/ Bien kryesuesit në Ballsh: Bylis mposht Dinamon me një gol të... çuditshëm

Lapsi.al 10 January 2025
Video/ Bien kryesuesit në Ballsh: Bylis mposht Dinamon me një gol

2025 nuk nis mirë për kryesuesit e kampionatit, që rrezikojnë tashmë të humbasin vendin e parë që në javën e parë të vitit. Dinamo mposhtet në Ballsh nga Bylis me rezultatin 2-1. Një arritje e madhe skuadrës së Nevil Dedes, që tashmë dalin nga zona e rënies, duke ia lënë atë Tiranës, edhe pse bardheblutë duhet ende të luajnë.

Ballshiotët duket se janë shndërruar si një “mace e zeze” për dinamovitët në këtë edicion, ku në 3 përballjet mes njëra-tjetrës, 2 herë ka fituar Bylis e një herë janë ndarë në barazim. Golat e Markut dhe Berkos, në minutat 20 dhe 90+3, zhvleftësuan barazimin e përkohshëm të Zabërgjas në minutën e 49'.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/67812cdb10f9f.mp4"][/video]

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores, u karakterizua nga dy ekipe me dëshirë për fitore. Të besuarit e Ilir Dajësndoshta u intimiduan atëherë kur nuk duhej dhe në fund pësuan golin që i shkaktoi teknikut humbjen e dytë në pankinën e bluve.

[video width="744" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678122eccafb2-1.mp4"][/video]

Me renditjen të lexuar, Bylis kërkoi të vinte diktatin që në fillim, duke e spostuar lojën në gjysmëfushën dinamovite. Goli i Markut në minutën 19’ ishte një avantazh i legjitimuar, për atë që treguan skuadrat. Sidoqoftë, goli zgjoi tjetër karakter te Dinamo, që balancoi fushën, spostoi lojën e, në fillimin e pjesës së dytë, mori edhe rezultatin. Dinamo barazoi shifrat me Zabërgjën, por ndoshta hoqi dorë nga të qenit agresiv më shpejt se duhej, duke pësuar befasinë në fund. Pikërisht në shtesë, Berko shënoi një gol të çuditshëm, për t’i dhënë fitoren mallakastriotëve.

[video width="744" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678117c17c5fc-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Impakt brilant i Fernandos te Egnatia: Bakayoko mposht Laçin në fund

Me këtë fitore Bylisi u ngjit në kuotën e 21 pikëve në 20 ndeshje, ndërkohë që skuadra e Ilir Dajës mban përkohësisht vendin e parë me 34 pikë. Në sfidën e radhës Bylis do të përballet me Laçin, ndërsa Dinamo pret Elbasanin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI