Flash

Video/ Impakt brilant i Fernandos te Egnatia: Bakayoko mposht Laçin në fund

Lapsi.al 10 January 2025
Video/ Impakt brilant i Fernandos te Egnatia: Bakayoko mposht Laçin

Nuk vonoi fare të bëhej protagonist. Fernando Medeiro sapo vesh fanellën e Egnatias tjetërsohet. Braziliani u bë menjëherë protagonist në debutimin e tij me rrogozhinasit, pas rikthimit në Superiore. Fitore e rëndësishme e të besuarve të Edlir Tetovës ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Vendosi Bakayoko në fundin e ndeshjes, pas një asist të Fernando. Egnatia ngjitet kështu në kuotë të barabartë pikësh me Partizanin e vendit të dytë, por që ka një ndeshje për të luajtur.

Në javën e 20 të Superiores, Egnatia kthehet të fitojë dhe e bën falë një goli të Bakayoko në minutën e 90', duke e nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Laçi nuk kishte ardhur thjesht për vizitë dhe bardhezinjtë e Morieros i dhanë jetë një ndeshje mjaft të luftuar në Rrogozhinë. 11 kartonë të verdhë nga Jorgji, pesë për Egnatian e gjashtë për Laçin janë dëshmi e saj.

Lexo më tej: Video/ Egnatia bën tripletë: Ujka e Bakayoko thyejnë Kukësin e sigurojnë Superkupën

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Fernando që asistoi golin e fitores për Bakayoko. Rrogozhinasit ngjiten provizorisht në vendin e tretë me 33 pikë, një pikë larg Dinamos së vendit të parë. Ndërsa kurbinasit bien në vendin e 8-të të renditjes me një pikë larg Bylisit që ndodhet një vend më lart.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/67812c9b1a4d2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI