Flash

Video/ Super Balaj përmbys Tiranën në Klasike: Magani e sheh veten në zonën e rënies

Lapsi.al 10 January 2025
Video/ Super Balaj përmbys Tiranën në Klasike: Magani e sheh

Bekim Balaj kthehet të bëjë goleadorin në ndeshjen që ka rëndësi. Dy gola të kapitenit i japin fitoren Vllaznisë në Klasiken kundër Tiranës, në javën e 20-të të Superiores. Në stadiumin “Loro Boriçi” kuqeblutë u imponuan 2-1, duke përmbysur avantazhin e Haxhiut në pjesën e parë. Brdaric e sheh veten në krye të renditjes, në pritje të Partizanit, ndërsa Magani në zonën e rënies.

Në një ndeshje me dy tablo, ka qenë Tirana që ka dominuar plotësisht pjesën e parë. Në fillim ishin bardheblutë që kaluan në avantazh me anë të Rimal Haxhiut. Anësori shënoi një gol spektakolar në minutën e 13' që nuk i la asnjë mundësi të riut Jukaj. Kryeqytetasit dështuan të mbyllnin ndeshjen, edhe pse i kishin mundësitë, duke lejuar rikthimin e Vllaznisë. Në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët hynë me një qasje tjetër në fushë dhe krijuan menjëherë raste duke gjetur barazimin.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6781478fbae07-1.mp4"][/video]

Kapiteni Balaj përdori instiktin e tij si goleador për tiu shmangur mbulimit të mbrojtjes, duke "djegur" Selmanin në shtyllën e parë në minutën e 51'. Më pas kuqeblutë u dukën në kontroll të lojës, teksa Brdariç shtonte forcat sulmuese në fushë. Sidoqoftë, ishte po 33 vjeçari që kompletoi përmbysjen në minutën e 84', duke shënuar golin e dytë. Veprim brilant i Balaj që kaloi Dembele e mposhti me një goditje të fortë Selmanin. Tirana provoi të gjente barazimin, por u ndal nga Jukaj dhe traversa në shtesë.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6781557a14f57.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Bien kryesuesit në Ballsh: Bylis mposht Dinamon me një gol të... çuditshëm

Me këtë triumf, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese. Madje shkodranët parakalojnë në renditje Partizanin dhe Egnatian. Probleme për Tiranën, që me 18 pikë, e sheh veten në zonën e rënies nga kategoria, në vendin e parafundit. Magani shpreson te merkato, por për bardheblutë po bëhet e vështirë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI