Flash

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë në Itali, arrestohet në Slloveni shqiptari

Lapsi.al 10 January 2025
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë në Itali, arrestohet në

Një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje në Itali është arrestuar teksa fshihej në Slloveni. Shqiptari akuzohet se rreth tre muaj më parë ka vrarë një 46-vjeçar të pastrehë ukrainas. Ai gjithashtu akuzohet edhe për një krim tjetër që kishte kryer në Slloveni.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, ishte ndaluar në Lubjanë më 5 janar të këtij viti dhe nga verifikimet e kryera rezultoi i kërkuar edhe nga Interpol Roma. Shqiptari dyshohet se goditi me dy të shtëna Vadym Usatyi në “Via Varese”, në Saronno, në mbrëmjen e 27 tetorit të kaluar.

Gjyqtari hetues i gjykatës në Busto Arsizio kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar më 12 dhjetor të 2024. Autoritetet italiane për momentin nuk mund të konfirmojnë ende se i arrestuari dhe personi i shpallur në kërkim janë i njëjti person, sepse do të duhet të priten rezultatet e testeve të gjurmëve të gishtave të kryera nga autoritetet sllovene, të cilët për momentin nuk u kanë dërguar diçka konkrete kolegëve të tyre italianë. I kërkuari është një kriminel i njohur për policinë italiane, me precedentë të shumtë penalë dhe dhjetëra pseudonime, pasi mbante dhe lëvizte me dokumente false.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI