Flash

Ancelotti rrëfen jetesën në hotel me lojtarët e Real: “Më mirë të mos e dish ç'bëjnë”

Lapsi.al 11 January 2025
Ancelotti rrëfen jetesën në hotel me lojtarët e Real:
Konferenca për shtyp e teknikut Carlo Ancelotti, përpara ndeshjes mes Real Madrid dhe Barcelonës në Superkupë, ishte një rast i mirë për të dhënë një mësim të vërtetë mbi menaxhimin e dhomës së zhveshjes. Trajneri italian e tregoi sërish se di kur të përdorë “shkopin” dhe kur “pambukun” në raport me lojtarët, duke mos hezituar që herë pas here të buzëqeshë. Tema që shkaktoi të qeshura tek “Carletto” lidhej me periudhën e kaluar së bashku me grupin në Arabinë Saudite. Pesë ditë në kontakt të ngushtë me lojtarët, mes hotelit dhe fushës, përbëjnë një sfidë të madhe edhe për një trajner me përvojë si Ancelotti. Por filozofia e tij është shumë e qartë: të ndërhyjë sa më pak të jetë e mundur në jetën private të lojtarëve të Real Madridit. Ja si e shpjegon ai këtë qasje: “Nuk kërkoj shumë prej tyre. Kalojmë shumë kohë së bashku gjatë vitit. Kalojmë shumë kohë bashkë, por u lë shumë liri. Tani po bëjmë më shumë video, por jo më shumë se 15 minuta. U jap shumë liri.” Ancelotti madje qeshi kur shpjegoi se preferon të mos dijë se çfarë ndodh gjatë kohës së lirë në hotel: “Ata argëtohen së bashku dhe atmosfera është shumë e mirë. Nuk e di çfarë bëjnë në dhoma dhe as që dua ta di”.

Oraret e parespektuara...

Trajneri i Real Madridit u pyet gjithashtu për qasjen e tij ndaj lojtarëve që nuk respektojnë oraret. Një mundësi për të bërë një krahasim me kolegun dhe rivalin e tij Flick, i cili e ndëshkoi Pena-n për vonesë në një seancë stërvitore. Ancelotti duket më i butë: “Kalendari është një gjë e rëndësishme. Lojtarët duhet të jenë të disiplinuar. Kur je pjesë e një grupi, nuk është mirë që grupi të të presë. Dua një shpjegim për vonesën. Nëse arsyeja është e pranueshme, nuk ndodh asgjë. Nëse nuk është, marrim masa që mund të jenë të çdo lloji.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI