Flash

Rama monolog nga makina: Ky vend nuk gjen më të mirë se ne (VIDEO)

Lapsi.al 11 January 2025
Rama monolog nga makina: Ky vend nuk gjen më të mirë se ne

Kohë më parë Edi Rama pati deklaruar se nuk do t'ju përgjigjej më kurrë komentuesve në faqen e tij në Facebook. Por ka ndryshuar mendje dhe afrii i fushatës ia do të rrisë ndërveprimin me qytetarët. Së fundi ai ka bërë një reagim nga makina teksa ikën në Elbasan. Sipas kreut të qeverisë, e majta realizoi reformën e pensioneve dhe “mundësoi për këdo që ka dalë në pension 10 vitet e fundit, të ketë një pension më të lartë se 10 vite më parë”.

“E mira s’ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk lahet kurrë. Por, nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e Partisë Socialiste. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve. Mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit, merr një pension konsiderueshëm më të lartë se 10 vite më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 milionë euro si bonus për vitin e ri. Për herë të parë, do të japë edhe një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajmë dy bonuse, këto janë fakte të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët”, tha Rama.

Rama kritikoi edhe kryedemokratin Sali Berisha dhe kundërshtarët e tjerë.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh te ca katranë të vegjël, pa cipë e pa Nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës së Sudes. Pensionistët nuk e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li, e dinë aritmetikën më mirë se sa Lulat e rinj, e kanë më të qartë se kushdo tjetër që ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, ky vend as ka pasur, as nuk gjen dot dhe për 10 vite të tjera njëherë, pa diskutim”.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin në orët e para të mëngjesit dhe ëaht...

08:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI