Flash

Video/ Sylvinho humb mbrojtjen në katër minuta: Ismajli e Gjimshiti dalin të dëmtuar

Lapsi.al 11 January 2025
Video/ Sylvinho humb mbrojtjen në katër minuta: Ismajli e Gjimshiti

Javë e mallkuar mund të konsiderohet kjo për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i dhimbshëm i Armando Brojës me Everton, tani kanë dalë jashtë "përdorimit" edhe dy qendërmbrojtësit titullarë. Ardian Ismajli ka lënë fushën në minutën e 21', në ndeshjen kundër Lecce, ndërsa Berat Gjimshiti tre minuta më pas në transfertën e Udines.

Ardian Ismajli ka lënë në vështirësi Empolin, duke u dëmtuar në sfidën në shtëpi përballë Lecce. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lënë fushën e lojës në minutën e 21’. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të pësuar nga Ismajli, që u zëvendësua nga De Sciglio. Priten tashmë ekzaminimet mjekësore, për të saktësuar kohët e rikuperimit, duke shpresuar që të mos jetë një dëmtim i rëndë.

[video width="320" height="160" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678281eecd505-1-1.mp4"][/video]

Berat Gjimshiti ka qenë gjithashtu i pafat. Kapiteni i Kombëtares ka pësuar një dëmtim në transfertën e Udines. Qendërmbrojtësi i Atalantës është dëmtuar në minutën e 24' dhe është detyruar të lërë fushën e lojës. Gjatë një aksioni të skuadrës kundërshtare, Gjimshiti në tentativë për të ndalur sulmuesin, është dëmtuar prej tij. Në vend të tij është aktivizuar Hien, ndësa priten vizitat mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit. Probleme për teknikun e kombëtares Sylvinho, edhe pse fatmirësisht marsi është ende larg.

[video width="320" height="160" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6782842768925-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI