Flash

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku

Lapsi.al 12 January 2025
Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku

Kreu i klanit "Farruku", Kreshnik Farruku është arrestuar mbrëmjen e kaluar me urdhër të SPAK. Farruku është vetëdorëzuar më 6 janar në polici pasi ishte shpallur në kërkim për qëllim ekstradimi në Itali, pasi kërkohej nga drejtësia italiane.

Farruku u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ai ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas vetëdorëzimit në polici. Ndërkohë mbrëmë është prangosur nga ana e efektivëve, pas një urdhri të SPAK.

Klani Farruku

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis. Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.

Kush është Kreshnik Farruku?

Shqiptari u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI