Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Këto janë rrugët e bllokuara deri tani nga dëbora

Lapsi.al 12 January 2025
Këto janë rrugët e bllokuara deri tani nga dëbora

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se pavarësisht kushteve të vështira të motit segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Në aksin malor Vau i Dejës- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës. Në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. Grupet në terren po vazhdojnë pastrimin e rrugës. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar, me erë të fortë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë(doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan -Tropojë-Buçaj, B.Curri-Fierzë, B.Curri-Cerrnice, Sopot-Kam, reshjet e dëborës kanë pushuar, mjetet borëpastruese ndodhen në terren, ku po bëhet shpërndarja e kripës.

Në Rajonin Qendror, në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore me intensitet. Po krijojnë problematikë mjetet me goma verore, pasi bllokojnë rrugën duke u kthyer në pengesë edhe për borëpastrueset.

Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë. Në aksin rrugor Podgorie-Kryqëzim Liqenas vijojnë me intensitet të ulët reshjet e dëborës. Borëpastrueset ndodhen në terren, ku po bëhet pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës.

Si pasojë e motit ka pasur probleme të furnizimit me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore. Në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji.

Në orët e drekës, ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shumta. Aktualisht ky nënstacion është rivendosur në punë dhe situata është normalizuar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 42 fidera me probleme. OSSH ka të angazhuar në terren 1500 punonjës me 196 mjete.

Në linjat e transmetimit nuk raportohen problematika, ndërkohë që në kaskadën e Drinit situata paraqitet me prurje normale.

Në stacionin e pompimit në Lezhë dhe Kurbin, ka pas ndërprerje të energjisë dhe po punohet për rikthimin në normalitet. Megjithatë, nuk ka ndërprerje në furnizimin me ujë. Në pjesën tjetër të vendit, situata e furnizimit me ujë dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë në kushte optimale.

Për shkak të kushteve meteorologjike tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë, ndërkohë që ato të linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojnë normalisht.

Të këshilluara

Disa zona në Kukës pa energji elektrike

Falë borës së shtuar, qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur: Bashkia Kukës: Njësitë Arrën...

18:14

Janullatos ende në intubim

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës...

13:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI