Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

"Lëvizja Bashkë" thërret një tjetër protestë para Kryeministrisë

Lapsi.al 12 January 2025
"Lëvizja Bashkë" thërret një tjetër

Lëvizja Bashkë ka thirrur sërish një protestë për pensionet duke e nisur aktivitetin e saj politik për këtë vit atje ku e la duke protestuar për pensionet.

Protesta është thirrur më 15 janar ora 10:00 përballë kryeministrisë.

Ndërkohë që qeveria jep bonus sërish për pensionistët dhe vitin e kaluar vetëm i indeksoi ndryshe nga sa premtoi për rritje, nga ana tjetër Lëvizja Bashkë ka nxjerrë me qindra pensionistë në protestë përgjatë muajve paraardhës.

Në postimin për njoftimin e protestës, thuhet se korrupsioni i pushtetarëve dhe grykësia e oligarkëve bëjnë që të paguhen keq punëtorët, klasa e mesme të mos vlerësohet dhe bizneset të jenë në prag falimentimi apo edhe rinia të mos shohë shpresë.

“Qeveria nuk mund të tallet më me pensionistët. Lëmosha e quajtur bonus mezi del për të mbushur barkun një muaj në vit. Çdo muaj tjetër pensionistët shqiptarë marrin pensione më të ulëta se minimumi jetik dhe përjetojnë çdo ditë degradimin e shërbimeve publike.

Në Shqipërinë e sotme nuk pësojnë padrejtësi vetëm pensionistët. Nga korrupsioni i pushtetarëve dhe grykësia e oligarkëve vuan një shoqëri e tërë. Punëtorët paguhen si mos më keq dhe nuk u respektohen të drejtat në punë. Klasa e mesme nuk vlerësohet. Bizneset e vogla janë në zgrip të falimentit. Ndërkohë që rinia nuk sheh dritë shprese në këtë sistem të korruptuar ku gjithçka është uzurpuar nga pak vetë.

Për të dalë nga kjo lëngatë sociale duhet të bashkohemi dhe të ngremë zërin së bashku.

Lëvizja BASHKË dhe grupimi Pensionistët Bashkë ju ftojnë të mërkurën në orën 10:00 në protestë përpara kryeministrisë.

Bashkë jemi të fuqishëm!”-thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Disa zona në Kukës pa energji elektrike

Falë borës së shtuar, qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur: Bashkia Kukës: Njësitë Arrën...

18:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI