Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

PAMJET/ Radhë kilometrike në Qafë Thanë, 3 orë të bllokuar ata që kthehen nga Korça

Lapsi.al 12 January 2025
PAMJET/ Radhë kilometrike në Qafë Thanë, 3 orë të

Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas - Qafë Thanë.

Mediat raportojnë se drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi.

Në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga.

I bllokuar është i gjithë aksi nga Pogradeci deri në Prrenjas dhe në vazhdim. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.

Reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë rënduar situatën në juglindje të vendit.

FOTO+VIDEO/ Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana, 3 km vargu i makinave në

Sipas të dhënave dhe pamjeve të siguruara, duket se problematike mbetet aksi nacional Korçë – Pogradec dhe Pogradec – Qafë Thanë, ku duket trashësia e borës e cila në temperaturat e ulëta po ngrin dhe ka rrezik në qarkullimin e mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me zinxhirë.

FOTO+VIDEO/ Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana, 3 km vargu i makinave në

Edhe nga Autoriteti Rrugor konfirmohet se Qafë Thana mbetet aksi më problematik për shkak edhe të turistëve që largohen nga Korça drejt Tiranës. Vështirësi po hasin edhe borëpastrueset në këtë zonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Disa zona në Kukës pa energji elektrike

Falë borës së shtuar, qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur: Bashkia Kukës: Njësitë Arrën...

18:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI