Flash

Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua

Lapsi.al 12 January 2025
Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se kundërshtarët politikë e kanë bërë kriminelë, duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer ndonjë krim në jetë.

Rama deklaroi se paratë nuk kanë qenë kurrë tundim për të. Ai tha se shtëpinë e ka ndërtuar me paratë e tij e të bashkëshortes.

“ Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time. Ajo shtëpi është ndërtuar me paratë nga puna nga unë dhe gruaja ime. Kush më njeh e di që paraja nuk ka qenë tundim për mua. Vetëm shpifin ndaj meje, politikanë të pasuruar nga politika. Të gjejnë një kokërr leku ose një fakt të vetëm që të provojnë se unë nuk jam ky që jam dhe unë iki vetë.

Nuk e gjejnë dot faktin. Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge. Nuk jam kriminel, nuk kam bërë kurrë një krim, nuk jam lyer kurrë me para të pista. Po, ka pasur njerëz të PS që kanë qenë subjekte të SPAK dhe këto janë fryte të reformës në drejtësi. Në këtë Shqipëri vendos vetëm populli e jo krimi. Nuk ka vendosur kurrë krimi se kush bëhet politikan”- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI