Flash

Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

Lapsi.al 12 January 2025
Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetin demokrat Gazment Bardhi padi për kallëzim të rremë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se 11 gjyqe i ka fituar kundër kryedemokratit Sali Berisha gjatë kohës që është në politikë. Ndërkohë që ka theksuar se Bardhi tashmë duhet që të provojë para gjykatës se Rama i ka fshehur vëllain drejtësisë.

"11 gjyqe i kam fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit". 7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë.

Po e dini çfarë bëjnë këta kur i thërret në gjyq, se si sillen në gjyq këto gjallesa të kota sa zhurma e tyre? Sëmuren, çojnë raporte, gënjejnë sikur janë jashtë shtetit apo sikur janë në zonën elektorale, nuk i çojnë avokatët që të shtyhet sa më larg dita e gjykimit, çojnë mesazhe pajtimi, “se kështu e ka politika”, me shpresën e rraskapitur se do të plasë më në fund revolucioni i syve të tyre të verbër dhe deti i jashtënxjerrjeve të tyre do të bëhet kos delesh qëndrestare…

E pastaj, në fund fare, kur pilafi s’mban më ujë e përmbytet, ngrihen përpara gjykatësit, të njomur ndënë vete, por kryet lart mbi supe dhe duke parë nga tavani thonë “kështu më tha partia, kështu thashë edhe unë, se i besova partisë”," tha Rama.

Të këshilluara

Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se kundërshtarët politikë e kanë bërë kriminelë, duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer ndonjë krim në jetë. ...

11:36

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI