Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Reshjet e dëborës/ Kaos edhe në aksin Tiranë - Elbasan pranë tunelit të Krrabës

Lapsi.al 12 January 2025
Reshjet e dëborës/ Kaos edhe në aksin Tiranë - Elbasan

Pas orës 20:00 si rezultat i fillimit të rënies me intensitet të dendur të reshjeve të dëborës e cila ka krijuar një shtresë disa cm në segmentin e rrugës Krrabë e Tiranës - Tuneli i Krrabës - Dopaj i Elbasanit ka vështirësi të qarkullimit të automjeteve.

Qarkullimi në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Tiranën gjatë orëve të fundit është mjaft i madh pasi janë disa qindra e mijëra automjete të familjeve kryeqytetase që vijnë pasi kanë kaluar fundjavën në Juglindje të Shqipërisë.

Qarkullimi i dendur dhe moti i keq i shoqëruar me vështirësi në qarkullim për shkak se trashësia e dëborës shkon 3-5 cm për momentin ka krijuar radhë të gjata.

Policia ka marrë masat për normalizimin e qarkullimit dhe ka kërkuar nga përdoruesit e këtij aksi të tregojnë kujdes në qarkullim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit sepse moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të dëborës e kanë vështirësuar qarkullimin.

Të këshilluara

Disa zona në Kukës pa energji elektrike

Falë borës së shtuar, qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur: Bashkia Kukës: Njësitë Arrën...

18:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI