Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Bardhi sulmon prokurorin që mbylli hetimin për Ols Ramën

Lapsi.al 13 January 2025
Bardhi sulmon prokurorin që mbylli hetimin për Ols Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen e Xibrakës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se prokurori realisht as ka hetuar dhe as kryer verifikime për Olsi Ramën

“Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit vjen një ditë pasi kryeministri Rama la të kuptohet se kreu i grupit parlamentar të PD do të ketë fatin e Salianjit për denoncimin publik që ka bërë ndaj vëllait të tij.

Postimi i plotë:

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!

Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”.

E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!

Çertifikimin nësë janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?

Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI