Flash

Berisha: Në BKH ka foto të Olsi Ramës me drejtues të grupit të Xibrakës

Lapsi.al 13 January 2025
Berisha: Në BKH ka foto të Olsi Ramës me drejtues të grupit

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme për deklaratat e kreut të qeverisë që fliste për akuzat e publikuara për vëllain e tij. “I thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë”, u shpreh Berisha.

Berisha: Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM.

Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit.

Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë.

Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë.

Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri.

Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.

Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T.

Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme.

Kështu thotë BKH-ja dixhitale.

Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI