Flash

Ç'po ndodh me motin/ Këto janë aktualisht rrugët e bllokuara nga dëbora

Lapsi.al 13 January 2025
Ç'po ndodh me motin/ Këto janë aktualisht rrugët e

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore

Sipas ARRSH, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të.

* Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.

* Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

1. Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugënnga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.

2. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.

3. Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

4. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

* Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.

* Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

* Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.

Furnizimi me energji elektrike:

Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel

Lumenjtë dhe rezervuarët

1. Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.

2. Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.

Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.

Parashikimi motit në vijim

Nesër (e martë dt. 14) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat Veri-Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore të territorit në lartësitë mbi 500 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Vlorë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia, personi që ka mbetur i vrarë me armë zjarri është i...

19:21

Dëborë në Tiranë? Flet meteorologia

Lajda Porja dha detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me kushtet meteorologjike. Porja u shpreh se pritet përmirësim të ndjeshë...

18:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI