Flash

Dëbora, përditësimi i fundit i situatës në juglindje

Lapsi.al 13 January 2025
Dëbora, përditësimi i fundit i situatës në juglindje

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë Juglindjen e vendit kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të bashkive Maliq, Korçë dhe Pogradec.

Raportohet se autoritetet po vijojnë punën për rikthimin në normalitet të akseve rrugore dhe rregullimin e defekteve në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Më problematike paraqitet situata në rrugët dytësore lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim në zonën e Kolonjës, Miras-Vidohovë në Devoll, në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat në Pogradec, Nikolicë e Arrëz në Devoll.

Raportohet se aktualisht rezultojnë pa energji elektrike rreth 50 abonentë në bashkitë Maliq, Korçë dhe Pogradec

Në njoftimin e Prefekturës Korçë jepet një pasqyrë e problematikave sipas zonave

"Deri tani në Qarkun e Korçës, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët. Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj. Vështirësi kalimi ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.

Nga Operatori i SSHEE dhe Agjencitë Elektrike është punuar për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin e furnizimit me energji elektrike duke mundësuar riparimin e disa defekteve dhe përmirësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me energji elektrike, aktualisht rezultojnë pa energji elektrike rreth 50 abonentë dhe konkretisht: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, Bashkia Korçë fshati Panarit, 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë, Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan,Vrepckë, Postenan, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.

Pa energji elektrike janë edhe fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas. Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve", thuhet në njoftimin e Prefekturës Korçë.

Të këshilluara

Dëborë në Tiranë? Flet meteorologia

Lajda Porja dha detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me kushtet meteorologjike. Porja u shpreh se pritet përmirësim të ndjeshë...

18:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI