Flash

Dëborë në Tiranë? Flet meteorologia

Lapsi.al 13 January 2025
Dëborë në Tiranë? Flet meteorologia

Lajda Porja dha detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me kushtet meteorologjike. Porja u shpreh se pritet përmirësim të ndjeshëm të kushteve që nga dita e djeshme. Verilindja ishte më problematikja sepse reshjet më të larta ishin atje.

“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike.

Temperaturat minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 grade celcius, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 grade celcius. Temperaturat shihen problematike edhe për ditën e nesërme dhe të mërkurën, ku minimalja pritet të kapë vlerën e –10 grade celcius. Deri në fundjavë priten ditë të ftohta por pa reshje. Të dielën pritet rikthim i temperaturave normale”, tha ajo.

Sa i përket kryeqytetit dhe faktit nëse Tirana do të zbardhet nga dëbora ashtu si edhe shumë qytete të tjera, Porja tha se kjo nuk pritet të ndodhë pavarësisht temperaturave të ulëta.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI