Flash

Pas zjarreve në Los Angeles, Meghan Markle shtyn projektin

Lapsi.al 13 January 2025
Pas zjarreve në Los Angeles, Meghan Markle shtyn projektin

Meghan Markle ka vendosur të shtyjë datën e publikimit të serialit të saj të ri Netflix, With Love, Meghan, pasi zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë qytetin e saj të lindjes, Los Angeles.

Me kërkesë të Meghan dhe me mbështetjen e plotë të Netflix, publikimi i serialit - një nderim i përzemërt për bukurinë e Kalifornisë Jugore - është zhvendosur nga data e premierës së shpallur më parë më 15 janar në 4 mars, për shkak të zjarreve të Los Anxhelosit.

"Unë jam mirënjohës për partnerët e mi në Netflix që më mbështetën në shtyrjen e nisjes, pasi ne fokusohemi në nevojat e atyre që janë prekur nga zjarret në shtetin tim të Kalifornisë," tha Meghan në një deklaratë të dielën, 12 janar.

Kalifornia është veçanërisht domethënëse për Dukeshën e Sussex-it, 43 vjeç. Ajo tani banon në Montecito me bashkëshortin e saj, Princin Harry dhe fëmijët e tyre, Princin Archie, 5 vjeç dhe Princeshën Lilibet, 3 vjeç, por ajo gjithashtu ka lindur dhe është rritur në Los Anxhelos.

Çifti mirëpriti miqtë dhe të dashurit që u detyruan të evakuoheshin në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, konfirmuan më parë PEOPLE. Nëpërmjet Fondacionit të tyre Archewell, ata po punojnë për të identifikuar mënyrat më efektive për të mbështetur komunitetin gjatë kësaj krize.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI