Flash

Shtohet fluksi në Sanatorium/ Pneumologët: Konsultohuni me mjekun për virozën

Lapsi.al 13 January 2025
Shtohet fluksi në Sanatorium/ Pneumologët: Konsultohuni me mjekun

Vala e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes nuk ka arritur ende kulmin. Ndërkohë tek shumë të sëmurë viruset në qarkullim kanë shkaktuar prekje të mushkërive. Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë mjekët thonë se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është rritur. Po ashtu dhe të shtruarit në spital. Virozat në qarkullim sipas bluzave të bardha kanë rënduar e dhe shëndëtin të sëmurëve kronikë.

“Ka fluks lehtësisht të shtuar. Akoma nuk jemi në pikun e viteve të tjera, por ka një fluks të shtuar. Në rutinën e punës tonë të përditshme, ne marrim kampione që dërgohen në ishp të cila pas vlerësimeve, akoma nuk kemi raste me metapenumovirus tek të sëmurët e këtij spitali, janë viroza stionore, gripi dhe adenoviurse. Normalisht ne jemi në kufij të kapacieteteve, jo të gjithë janë me pneumoni se kemi ngarkesa të ndryshme të të sëmurëve, ka një rritje të lehtë si pasojë e komplikacioneve të virozave.

Nëse jeni prekur nga një virozë dhe shëndeti nuk po ju përmirësohet as pas pesë ditësh pneumologët këshillojnë konsultë mjekësore”, pneumologu Serxho Golgota,

Ne javën e parë te janarit sipas Institutit të Shëndetit Publik në spitale dhe qendra shëndetësore kanë kërkuar ndihmë rreth 11 mijë persona. Epidemiologët mendojnë se numri i të sëmurëve është më i lartë pasi jo të gjithë i drejtohen mjekut.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI