Flash

“S’jam unë ai në Sky”, Gjykata lë në burg Kreshnik Farrukun

Lapsi.al 13 January 2025
“S’jam unë ai në Sky”, Gjykata lë në burg

Gjykata kunder Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i komunikon masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Kreshnik Farrukut (Budlla) si dhe Julian Kollçakut e Maksim Ndocit, të tre anëtarë të një organizate kriminale që akuzohet se furnizonte Italinë me kokainë nga Ekuadori.

Në fjalën e tij para togave të zeza, Farruku ka deklaruar se nuk është ai personi që organet e akuzës pretendojnë në lidhje me përgjimet e dala nga platforma e SKY ECC.

“Nuk jam unë ai që pretendoni në SKY ECC, nuk kam lidhje me ato dy pinë,” ka thënë ai gjatë seancës.

Kreshnik Farruku u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit javën e parë të janarit, por Gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë atë me masën e siguris të “arrestit në shtëpi.”

Ndërkohë, pas një operacioni të koordinuar, RENEA e arrestoi Kreshnik Farrukun në Durrës të shtunën në mbrëmje për llogari të SPAK-ut.

SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë

Kreshnik Budlla (Farruku) dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, akuzohen për përfshirjen në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike jashtë territorit shqiptar. Ata janë ndaluar për qëllimin e ekstradimit drejt Italisë, lidhur me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të një organizate të strukturuar ndërkombëtare që ata drejtojnë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI