Flash

Turizmi për vitin 2024 u rrit me 15.2%, gjatë dhjetorit u "zbeh"

Lapsi.al 13 January 2025
Turizmi për vitin 2024 u rrit me 15.2%, gjatë dhjetorit u

Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje prej 15.2 për qind të vizitorëve të huaj në raport me vitin paraardhës. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në dhjetor 2024, Shqipërinë e vizituan 11.7 milionë të huaj teksa një vit më parë, për të njëjtën periudhë ishin 10.1 milionë vizitorë.

Pas një rritjeje të shpejtë në vitet e post-pandemisë por edhe të qëndrueshme, 2024 edhe pse një vit i mirë, regjistroi për herë të parë shenjat e një lëkundjeje në muaj të caktuar, diçka që erdhi kryesisht si efekt i zhvillimeve të brendshme por edhe të jashtme.

Ajo që bie në sy është se dhjetori nuk ka arritur të mbajë të njëjtin ritëm me muajt paraardhës tetor apo nëntor, kur rritja ishte rreth 10 për qind, duke zbritur në 6 për qind që sërish mbetet një rritje e mirë, por më e zbehtë se vjeshta.

Luhatje turizmi shënoi sidomos gjatë verës, kur në muaj të caktuar rritja ishte inekzistente, teksa rritja e çmimeve në fund të pranverës dhe fillim të verës në disa rajone ishte goditja e parë për sektorin që krijoi perceptim të gabuar për gjithë bregdetin.

Po kështu zhvlerësimi i euros por edhe liberalizimi i vizave për Kosovën kishin ndikimin e tyre në një prezencë më të dobët turistike të këtij grupi në vendin tonë.

Përtej këtyre zhvillimeve viti 2024 shënon një tjetër vit me rekord historik në numër vizitorësh teksa turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri të mirë duke u bazuar së pari në kontratat me garanci që janë sinjali i parë i ecurisë së tregjeve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit: Ja ecuria e sektorit në 2024

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri publike shifrat këtë të hënë duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.

Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.

“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjioz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro./ Monitor

Të këshilluara

Përmbyset kamionçina në Fushë Milot

Një kamionçinë është përmbysur në rrugë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se kamionçina po udhëtonte në d...

11:13

Përmbyset kamionçina pranë urës së Matit

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene, pranë urës së Matit në Fushë Milot. Mësohet se një kamionçinë e cila udhëtonte në drejt...

10:30

Këmbimi valutor 13 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, këtë të hënë, 13 janar 2025, euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Një dollar do blihet me 95.2 lekë dh...

09:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI