Flash

Kupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në Korçë: sfidat e 1/8-ave luhen në dy ditë

Lapsi.al 14 January 2025
Kupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në
Kupa e Shqipërisë  do të luajë të martën dhe të mërkurën ndeshjet e fazës 1/8. Në fakt jo të gjitha, pasi dëbora dhe kushtet atmosferike kanë shtyrë takimin në Korçë mes Skënderbeut dhe Vorës. Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis. Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni. Tre takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë. Lexo më tej: FSHF përcakton janarin e futbollit: ja kur luhet në Superiore dhe Kategorinë e Parë Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium. Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë Laçi-Kukësi                 13:00 Tirana-Bylis                 13:00 E mërkurë Egnatia-Kastrioti         13:00 Dinamo City – Erzeni  13:30 Teuta – AF Elbasani     17:00 Vllaznia-Besa              17:00 Partizani-Apolonia      17:00 Skënderbeu-Vora        (shtyhet)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI