Flash

Tom Doshi zgjohet opozitar/ Skema e PS për të shtuar numëruesit e votave (Dokumenti)

Lapsi.al 14 January 2025
Tom Doshi zgjohet opozitar/ Skema e PS për të shtuar numëruesit e

Për t'i shtuar Partisë Socialiste një numërues votash në 11 Maj, mjafton që Elisa Spiropali të mendojë se Tom Doshi ka kaluar me opozitën. Dhe Spiropali s'ka si të mendojë tjetër veçse atë që i intereson partisë.

Duke pasur këtë interes si prioritet, ajo ka hedhur firmën mbi dokumentin që i ka dërguar komisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, të cilit i duhet një ndarje e partive për të llogaritur ndarjen e numëruesve të votave në zgjedhjet e 11 majit.

Më poshtë është dokumenti me firmën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Siç mund të shihet më poshtë, në përshkrimin që i bën Partisë Socialdemokrate, ajo thotë se e konsideron atë PAKICA PARLAMENTARE.

[caption id="attachment_972501" align="alignnone" width="984"] Screenshot[/caption]

[caption id="attachment_972502" align="alignnone" width="1026"] Përgjigjia për KQZ nga Kuvendi, me firmën e Elisa Spiropalit[/caption]

Me pak fjalë, ndërsa deputetët e Tom Doshit votojnë pro nismave të Edi Ramës në parlament, ndërsa PSD u çon vota kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet për bashkitë, ndërsa ndajnë drejtorë dhe pushtet bashkë, kur vjen puna te ndarja e numëruesve, na del se Tom Doshi është në anën e Sali Berishës, Ilir Metës apo Fatmir Mediut.

Lajthitja e Spiropalit nuk është as e para, por as e rastësishme. Sepse në bazë të dokumentit më lart, partia e Tom Doshit, bëhet pjesë e shortit për ndarjen e numëruesve të opozitës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është i detyruar tashmë që në shortin e partive të opozitës për ndarjen e numëruesve të bëjë pjesë edhe Tom Doshin, duke i dhënë mundësinë kështu shumicës PS-PSD të ketë kontrollin me tre numërues (nga katër gjithsej) të disa tryezave të numërimit që do të caktohen nga shorti.

Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit

Opozita i kërkoi Elisa Spiropalit ta tërheqë dokumentin e mësipërm, të cilin e konsideron një shkelje të barazisë në zgjedhje.

"Këtë skandal opozita nuk ka për ta lejuar, dhe e paralajmëron Lajen e Kuvendit se, po nuk u tërhoq vetë, do paditet në SPAK për abuzim dhe shpërdorim me detyrën si dhe falsifikim" u shpreh sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso.

Në zgjedhjet e kaluara, Tom Doshi nuk garoi zyrtarisht në koalicion me Partinë Socialiste.

Por gjatë katër viteve të fundit, deputetët e PSD-së kanë qenë gjithnjë pro projektligjeve dhe nismave të qeverisë Rama. Ndërkohë në Shkodër, ku Tom Doshi ka mbështetjen më të madhe, ai mbështeti Benet Becin gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 Majit 2023, dhe ka ndarë pushtet me socialistët.

Dhe ndërkohë që biznesi politik mbeti në fuqi, Edi Rama ruajti një distancë sa për sy e faqe me Tom Doshin që pas shpalljes "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu kur gazetarët e fotografuan Tom Doshin duke hyrë në kryeministri dy vite më parë, Edi Rama dha një përgjigje qesharake për gazetarët.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Kush hyn dhe kush del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Është detyra juaj të përgjoni kush hyn e kush del”, u tha Rama gazetarëve që e zunë gafil. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI