Flash

VIDEO 3D/ Si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në autostradën Fier - Vlorë

Lapsi.al 14 January 2025
VIDEO 3D/ Si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në autostradën Fier
Euronews Albania rindërton skenën e atentatit në autostradën Fier-Vlorë. Makina Kristian Markut u ndoq nga një automjet tip Golf dhe sapo kaloi një karburant u qëllua drejt saj duke lënë të vdekur 30-vjeçarin. Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock. Pas të shtënave, makina e autorëve u largua drejt Vlorës, ndërsa automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir. Autorët dogjën automjetin e tyre 2 km larg, pranë zonës “Kripa”. Kujtojmë që 30-vjeçari Kristian Marku humbi jetën të hënën në mbrëmje pas një atentati që ishte i përgatitur në detaje, pasi autorët janë munduar të mos lënë gjurmë. Sipas skicës së bërë nga hetuesit, autorët, që dyshohet se kanë qenë tre, kanë pasur informacion për udhëtimin e Markut në drejtim të Vlorës. Ky i fundit paradite ka qenë në Tiranë dhe më pas është nisur drejt qytetit bregdetar. Sipas informacioneve, Kristjani ka një lidhje familjare në Vlorë dhe dyshohet se po udhëtonte drejt tyre. Në orët e pasdites, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, ai është qëlluar me armë zjarri në afërsi të një karburanti. Disa plumba i kanë përshkruar trupin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa pak kilometra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve. /Marrë nga Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI