Flash

Video/ Bylis lë Tiranën pa Europë, Ruçi i shënon në minutën e 113' dhe e eliminon

Lapsi.al 14 January 2025
Video/ Bylis lë Tiranën pa Europë, Ruçi i shënon

Lamtumirë Europë. Tirana del nga Kupa e Shqipërisë që në fazën e 1/8 i eliminuar nga Bylis. Për bardheblutë, në zonën e rënies nga kategoria, një tjetër humbje penalizuese, kundër një rivali që shfrytëzoi kohët shtesë për të kaluar në çerekfinale 1-2. Avancon pa probleme Laç, që mposhti 3-1 Kukësin.

Dede merr një tjetër rezultat impresionues, pas fitores në kampionat me Dinamon. Ballshiotët ia dolën të fitojnë me përmbysje, pasi fillimisht koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ruçi i dha kualifikimin Bylis me golin në minutën e 113-të. Tirana zhbllokoi takimin në minutën e 10' me Ernest. Goli i parë me fanellën bardheblu për nigerianin, por që nuk mjaftoi. Mallakastriotët barazuan shumë shpejt e në minutën e 22' Marku ekuilibroi shifrat.

Lexo më tej: Kupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në Korçë: sfidat e 1/8-ave luhen në dy ditë

Skuadrat patën raste të shumta për gola të tjerë, por u deshën kohët shtesë për të vendosur. Në minutën e 113' Ruçi shënoi golin që kualifikon në çerekfinale të besuarit e Dedes dhe nxjerr jashtë Tiranën.

[video width="640" height="302" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678661f2e571e-1.mp4"][/video]

[video width="480" height="226" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6786745297ff7-1.mp4"][/video]

LAÇI, TRIS GOLASH PËR NJË VEND NË ÇEREKFINALE

Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1, duke triumfuar me përmbysje dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse luanin në transfertë, miqtë zhbllokuan ndeshjen me golin e Fadiga në minutën e 20'. Kukësi u mundua të kontrollojë, por avantazhi i tyre zgjati deri në shtesën e pjesës së parë. Tresa barazoi rezultatin ndërsa Bullari, me një dygolësh, përmbysi rezultatin, duke kaluar bardhezinjtë në çerekfinale. Për tu shënuar, incidenti që i ndodhi në pjesën e parë, portierit të kurbinasve, Molla, që u transportua me ambulancë në spital për shkak të një dëmtimi.

[video width="760" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/67866332d0d0b-1.mp4"][/video]

[video width="480" height="226" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/67866344b0510-1.mp4"][/video]

[video width="760" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/6786633b86801.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI