Flash

Beqaj ngelet në qeli, edhe Gjykata e Lartë i refuzon lirimin

Lapsi.al 15 January 2025
Beqaj ngelet në qeli, edhe Gjykata e Lartë i refuzon lirimin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkonshfuqizim të masës ndëshkuese “arrest me burg” në lidhje me hetimet e dosjes së SASPAC.

Gjithashtu gjykata ka rrëzuar dhe ankimimet e bëra nga të pandehurit e tjerë të përfshirë në ëktë dosje, ku bëhet fjalë për Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia. Nga 8 të pandehurit e dosjes, Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj ndodhen pas hekurave, ndërsa mbi individët e tjerë, janë vendosur masa më të buta sigurie.

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorimin e fondeve të dhëna nga Bashkimi në Europian gjatë periudhës që ai ishte në krye të SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).

Sipas hetimit të kryer nga SPAK, një nga personat kyç në këtë aferë del të jetë Ermal Kurtulaj, i cili kishte rolin e koordinatorit të programit EUSAIR Facility Point, një projekt strategjik i 9 partnerëve europianë në tetë vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Kurtulaj konsiderohej brenda SASPAC si njeriu i besuar i drejtuesit të kësaj agjencie, Ilir Beqaj, detyrë të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e mbante që nga viti 2021, pavarësisht se në kohën kur u emërua nga kryeministri Rama në krye të SASPAC, ai ishte marrë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, për dy dosje të dyshuara korruptive.

Personi nën hetim Ermal Kurtulaj, ishte i punësuar si koordinator i projektit Eusair Facility Point dhe dyshohet se gjatë veprimtarisë së tij si koordinator i këtij projekti, ka kryer veprime të kundërligjshme si më poshtë:

Nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare, duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre;

Duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Beqaj u arrestua më 4 korrit të vitit të kaluar nën akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI