Flash

Dyshohet se lejuan arratisjen e 2 shtetasve, pezullohen policët në Elbasan

Lapsi.al 15 January 2025
Dyshohet se lejuan arratisjen e 2 shtetasve, pezullohen policët në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga puna disa punonjës policie në Elbasan. AMP shprehet se këta punonjës policie dyshohen për “shpërdorim detyre”. Efektivët e pezulluar janë Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja.

Punonjësit e policisë dyshohet se, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, të dy shtetasve.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” si më poshtë vijon;

➡️ N/Komisar Th.T., me detyrë Specialist për rendin pranë Komisariatit të Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.L., me detyrë Ndihmës Specialiste pranë Zyrës së Informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan

➡️ Inspektor A.B., me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga AMP, dyshohet se…

Inspektor Dhimitër Doka, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje në dhomat e shoqërimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan (Është bërë ndalimi me iniciativë më datë 31.12.2024 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal)

2Nënkomisar Theofan Telo, me detyrë Specialist për Rendin, pranë Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

Inspektore Andeta Liçi, me detyrë Ndihmës Specialiste, pranë Zyrës së Informacionit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

Inspektor Avni Tomor Bahja, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Pezulluar).

⁠Inspektor Avni Hamzallari, me detyrë Trupë shërbimi vënd roje, në DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).

Inspektor Azem Bardhi, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë, pranë DVP-Elbasan, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal (Proceduar ne gjendje te lire).

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI