Flash

KEIT Day Hospital në fokusin e medias italiane

Lapsi.al 15 January 2025
KEIT Day Hospital në fokusin e medias italiane

Standardet e larta dhe cilësia e shërbimeve, kanë bërë që KEIT Day Hospital, spitali i vetëm ditor i licencuar për kirurgji estetike në Shqipëri, të tërheqë sërish vëmendjen e medias italiane. Programi i njohur “Porta a Porta” në Rai Uno, i moderuar nga Bruno Vespa, pak javë më parë trajtoi një temë mbi kirurgjinë estetike jashtë Italisë, duke zgjedhur KEIT për të pasqyruar këtë fenomen. Në një material përgatitur nga gazetarja Simona Decina, e cila vizitoi Tiranën dhe ambientet e KEIT, u vlerësuan moderniteti dhe profesionalizmi i kësaj klinike, e cila ofron shërbime të standardeve europiane për çdo ndërhyrje apo trajtim, kjo falë teknologjisë së avancuar.

https://www.youtube.com/watch?v=wJqQS9SVPu4

Pse italianët zgjedhin KEIT? 

Nisur nga kjo pyetje gazetarja Simona Decina fluturoi drejt Tiranës duke pyetur edhe vetë pacientët italianë që kanë kryer ndërhyrje estetike në KEIT. Një nga pacientët që ka kryer rimodelimin e hundës, thotë për Rai Uno: “Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi të mbetur të kënaqur nga shërbimi”.

Një tjetër paciente, e cila ka bërë zvogëlimin e gjoksit, shprehet se për të njëjtën ndërhyrje në Itali i kanë kërkuar rreth 8 mijë euro ndërkohë që pranë KEIT e ka kryer me gjysmën e tarifës.

Çmimet më të ulëta, deri në 50% më të lira se ato të klinikave italiane, rezultate për të cilat ofrohet edhe Certifikatë Garancie dhe ekipi i 30 kirurgëve italianë, e bëjnë KEIT një zgjedhje ideale për pacientët ndërkombëtarë, kryesisht ata italianë.

Vetë gazetarja Simona Deçina e mbyll kronikën duke u shprehur: “Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet e asaj që ne vizituam”.

Vlerësime të shumta nga media italiane për KEIT 

KEIT Day Hospital është kthyer në një destinacion të preferuar për pacientët italianë, duke bërë jehonë edhe në mediat përtej Adriatikut. Gjigandët televizivë si Rai Uno, Rai 2, Rai 3, Rete 4, Canale 5 dhe La 7 kanë vizituar nga afër KEIT për të dëshmuar standardet e larta që kjo strukturë ofron. Enrico Lucci në emisionin e tij “Nemo-Nessuno Escluso” në vitin 2017, e ka quajtur KEIT si klinika e perfeksionit ndërsa e përditshmja “Corriere della Sera” e ka cilësuar atë si perandori të kirurgjisë estetike. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI