Flash

“Mjaft me këtë histori”/ Mediat italiane: Rama vuri në siklet Melonin

Lapsi.al 15 January 2025
“Mjaft me këtë histori”/ Mediat italiane: Rama vuri

Kryeministri Edi Rama ia doli që të zinte edhe një herë faqet e para të mediave italiane. Jo për marrëveshjen trepalëshe Shqipëri – Itali – Emirate për lidhjen nënujore energjetike që do të përshkojë Adriatikun, por për skenat e tij. është bërë viral gjesti i kreut të qeverisë shqiptare që u ul në gjunjë përpara kryeministres italiane.

Meloni e vlerësoi gjestin, por sipas mediave italiane e ftoi me shaka Ramën që të mos e tepronte me entuziazmin duke u shprehur: “Duhet ta ndalosh këtë histori”. Rama vijoi me të vetën duke ia kthyer: “Madhëria e saj…”.

Në dorë kishte një pako me dhuratën e tij për ditëlindjen e 48-të të kryeministres italiane. Ajo i pranoi urimet e ditëlindjes me buzëqeshje dhe falënderime duke shtuar: “Çfarë personazhi që je!”.

Dhurata e Ramës për Melonin ishte një shall i madh mëndafshi me stampa gri dhe të zeza që paraqesin imazhe nga kultura popullore shqiptare. Aksesori është bërë nga një prodhues italian i zhvendosur në Shqipëri. Një moment më vonë, Rama mori shallin dhe e përdori për të mbuluar flokët e saj sikur të ishte hixhab.

Meloni qeshi përsëri. Më pas Edi Rama u kërkoi gazetarëve të këndojnë një këngë të gëzuar për ditëlindjen e mikes së tij.

“A je këtu për t’i kënduar asaj ditëlindjen, apo jo?” e pyeti Rama gazetarin, por Meloni e ndaloi menjëherë duke buzëqeshur: “Mos më turpëro”. Meloni ia kaloi shallin elegant sekretares së saj private Patrizia Scurti.

Rama bëri shaka me gazetarët për "intimitetin e tij në çift" me Giorgia Melonin dhe për interesin e “rivalëve” të tij, miliarderit Elon Musk dhe presidentit indian Narendra Modi.

Meloni dhe Musk u bënë kohët e fundit pjesë e një videoje “fake” që tregonte ata duke u puthur. Ndërsa shtypi indian muajt e fundit ka spekuluar për një flirt të supozuar mes Melonit dhe Modit, madje duke e pagëzuar “çiftin” me emrin “Melodis”.

“Rivalët e mi? Musk? Modi? Ata vijnë e ikin… Unë mbetem!”, - u tha me shaka Rama gazetarëve italianë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI