Flash

"Mos më turpëro"/ Rama i ulet në gjunjë Melonit për ditëlindje

Lapsi.al 15 January 2025
"Mos më turpëro"/ Rama i ulet në gjunjë Melonit

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.

Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot 48-vjetorin.

Siç shihet edhe në pamje, Rama i ka dhuruar homologes së tij një shall dhe më pas ja vendosur në kokë.

 

Meloni u ndje në siklet nga kjo 'dashuri' e madhe e Ramës përpara kamerave, të cilit iu drejtua me fjalët: " Mos më turpëro ", shkruan Corriere della Sera.

Të këshilluara

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një...

08:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI