Flash

Policia e Kosovës operacion në katër komuna, kontrolle në institucione serbe

Lapsi.al 15 January 2025
Policia e Kosovës operacion në katër komuna, kontrolle në

Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon gjithashtu në Graçanicë. Para ndërtesës së Postës së Serbisë është vendosur një shirit i verdhë dhe gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se aktualisht zyrtarë të Policisë ndodhen brenda këtyre dy institucioneve. Aktualisht, punonjësit e të dyja institucioneve janë duke u larguar nga objektet.

Policia e Kosovës ka thënë se drejtoritë rajonale të Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut janë duke zhvilluar operacione policore, por nuk ka konfirmuar se për çfarë operacionesh bëhet fjalë.

"Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë", thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për REL-in.

Degë të tjera të Postës së Serbisë ishin mbyllur edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 5 gusht të vitit të kaluar – në një lëvizje të kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, që në atë kohë ishin shprehur “thellësisht të zhgënjyer” dhe e kishin quajtur aksionin të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Edhe shumë institucione të tjera serbe janë mbyllur gjatë aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës vitin e kaluar. Aksione të tilla vazhduan edhe këtë vit. Por, Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjatë kësaj jave për mënyrat se si puna e këtyre institucioneve paralele serbe po vazhdon, edhe pas mbylljes së tyre.

Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia - Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër. Pastaj janë mbyllur organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri. Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë kanë funksionuar në sistemin e Serbisë./ REL

Të këshilluara

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një...

08:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI