Flash

Shisnin lëndë narkotike pranë një shkolle në Tiranë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 15 January 2025
Shisnin lëndë narkotike pranë një shkolle në

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Interruption”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Shisnin lëndë narkotike kokaine dhe kanabisi, në afërsi të një shkolle, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga njëri prej tyre.

Procedohet penalisht 1 shtetas të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë njërit prej të arrestuarve.

Sekuestrohen 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë e ftohtë (thikë), një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interruption”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. D., 40 vjeç dhe P. G., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi D. D.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë shtetasit D. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve D. D. dhe P. G., kontrollit në ambientet e lavazhit dhe të banesës së shtetasit D. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një...

08:59

Tirana, çmime të njëjta banese me Madridin

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërin...

07:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI