Flash

Ujdia për energjinë, 1 miliard euro për linjën nënujore nga Vlora në Puglia

Lapsi.al 15 January 2025
Ujdia për energjinë, 1 miliard euro për linjën nënujore

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth një miliard euro që përfshin ndërtimin e një lidhjeje nënujore për transportin e energjisë elektrike, të prodhuar në Shqipëri me panele diellore fotovoltaike, eolike dhe hibride e të transportuar përtej detit Adriatik, ka pushtuar shtypin e vendit fqinj.

“Ne besojmë me forcë në këtë projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorin privat dhe operatorët e rrjetit,” citohet të ketë thënë shefja e ekzekutivit italian teksa njoftonte ujdinë gjatë punimëve të samitit Botëror të Energjisë së të ardhmes, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin e Emiratëve, sheikun Mohammed bin Zayed. Mediat italiane japin disa detaje nga marrëveshja, e cila sipas tyre, parashikon prodhimin e energjisë në Shqipëri, dhe dërgimin më pas në Itali përmes kabllove nënujore nëpërmjet operatorit italian Terna dhe Kompanisë Kombëtare të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Infrastruktura do të lidhë portin shqiptar të Vlorës me Pulian, në pikën më të afërt mes dy vendeve. Objekti pritet të hyjë në funksion brenda maksimumit tre vjetësh. “Nëse duam të realizojmë një tranzicion konkret dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohemi që ai të kryhet me infrastrukturën e duhur.

Zhvillimi i ndërlidhjes mund të jetë çelësi për një diplomaci të re energjetike, për të shumëfishuar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të gjeneruar përfitime për të gjithë ne së bashku”, ka deklaruar Meloni.

E ardhmja e tranzicionit të energjisë dhe dixhitalizimit – ka shtuar ajo, do të varet nga aftësia jonë për të gjetur një ekuilibër midis qëndrueshmërisë dhe inovacionit”, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe fuzionin bërthamore, duke kujtuar se ai mund të prodhojë energji të pastër, të sigurtë dhe të pakufizuar./tch

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI