Flash

Video/ Bologna mbetet tabù për Simone Inzaghi: Holm befason Inter, Napoli shkon +3

Lapsi.al 15 January 2025
Video/ Bologna mbetet tabù për Simone Inzaghi: Holm befason Inter,

Përfundon 2-2 ndeshja Inter-Bologna, e vlefshme për rikuperimin e fundit të javës së 19-të të Serie A. Emiljanët kaluan në avantazh pas 15 minutash me një goditje të saktë të Castro, por vendasit e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë falë golave të Dumfries dhe Lautaro, i cili rikthehet te goli në San Siro pas më shumë se dy muajsh. Zikaltrit iu afruan disa herë golit të tretë, por Holm barazoi në minutën e 64' dhe rezultati mbeti i pandryshuar. Bologna mbetet në prag të zonës evropiane, ndërsa Inzaghi ndalet pas gjashtë fitoreve radhazi dhe zbret në -3 nga Napoli kryesues, me një ndeshje ende për t’u rikuperuar.

Asgjë për të bërë. Kur Inter përballet me Bologna në ndeshje rikuperuese, nuk arrin të shkëlqejë. E kjo nga gabimi i Radu që i kushtoi titullin në vitin 2022 deri te dyshja Castro-Holm. Zikaltrit nuk shkuan më shumë se një 2-2 në shtëpi, përballë 63 mijë tifozëve. Argjentinasi i Bologna shënoi në pjesën e parë, Dumfries dhe Lautaro rikthyen avantazhin për Inter që në 45 minutat e para, por suedezi Holm e mbylli ndeshjen në minutën e 75'. E gjitha kjo në një ndeshje të bukur, plot raste dhe emocione.

Lexo më tej: Retegui ndalon Juventus për herë të 13, 1-1 me Atalantën: Milan fiton me përmbysje

Sommer ishte vendimtar disa herë, sidomos në pjesën e parë kur devijoi një goditje të Moros në shtyllë. Për Inter, Lautaro, Dumfries dhe Thuram patën disa mundësi të mira. Tani zikaltrit janë -3 nga Napoli i Contes, ndërsa Bologna, pas një paraqitjeje të shkëlqyer, ngjitet në kuotën e 30 pikëve (-1 nga Milan dhe -2 nga Fiorentina).

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI