Flash

Apeli i Posaçëm zbardh arsyet përse caktoi “detyrim paraqitje” për Berishën

Lapsi.al 16 January 2025
Apeli i Posaçëm zbardh arsyet përse caktoi “detyrim

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbardhur argumentat në të cilat u bazua për të caktuar masë të re sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, atë të detyrimit për t’u praqitur para policisë gjyqësore të hënën e 1 dhe të 3 të muajit. Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Engert Pëllumbi thuhet se nga vendimmarrja e gjyqtarit që caktoi masën e parë ndaj Berishës në tetor të 2023, nuk ka ndryshur asnjë rrethanë.

Kjo masë e parë – arsyeton Pëllumbi – është lënë në fuqi nnë të gjitha shkallët e gjykimit edhe është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. “Si rezultat, nuk ka vend për shuarjen e masës së sigurimit personal”, arsyetohet në vendim.

Gjyqtari Pëllumbi sqaron se masa e arrestit në shtëpi u caktua ndaj ish-kryeministrit, për shkak se ai nuk zbatoi detyrimet për masën e parë.

Sipas Apelit masa e arrestit në shtëpi për Berishën u revokua, për shkak se nuk ishte më e nevojshme, nisur nga rrethanat, mosha e tij, por edhe duke mbajtur në konsideratë faktin “që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi, është kryetar i partisë kryesore opozitare”.

Gykata arsyeton se Berisha e ka shlyer pasojën e moszbatimit të masës së parë, por tashmë duhet të respektojë detyrimet që lidhen me masën e re të sigurimit.

“Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin me një masë sigurimi më të rëndë”, thekson gjykata.

Sali Berisha e ka zbatuar këtë vendim dhe është paraqitur në SPAK. Ndërkohë që vijon përballjen me Gjykatën e Posacme për akuzën e korrupsionit lidhur me procedurat e privatimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI