Flash

BE thirrje të Malit të Zi: Mbyllni kapitujt e negociatave deri në vitin 2026

Lapsi.al 16 January 2025
BE thirrje të Malit të Zi: Mbyllni kapitujt e negociatave deri në

Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjten në Podgoricë, gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç, se “inkurajon Malin e Zi që të punojë edhe më shumë nëse dëshiron të mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në deri në vitin 2026”.

Ajo theksoi se “Mali i Zi ka mundësi t’i përfundojë negociatat gjatë mandatit të saj dhe se presidenti malazez Jakov Milatoviç dhe kryeministri Milojko Spajiç kanë konfirmuar se qytetarët e duan një gjë të tillë”.

Zonja Kos tha se të gjithë aktorët politikë duhet të punojnë në përputhje me dëshirat e qytetarëve për hyrjen në BE.

“Zgjerimi duhet të përfshijë të gjitha shtresat e shoqërisë, institucionet,” tha ajo.

“Mali i Zi ka një mundësi historike dhe nuk ka kohë për të humbur. Unë kam besim tek ju që të më bëni krenar,” tha Komisionerja për Zgjerimin.

Zonja Kos tha se mënyra më e mirë për të ecur përpara është përfshirja e opozitës dhe mbështetja e reformave dhe shtoi se duhet kuptuar gjithashtu se parlamenti është një vend për të diskutuar dallimet.

“Pres që shumica në parlament të mbështesë reformat”, tha zonja Kos.

Marta Kos shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të vrarëve në tragjedinë në Cetinë me 1 janar dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç tha se vizita e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është një detyrim i madh për Malin e Zi të punojë edhe më shumë.

“Është një nder i madh dhe një detyrim i madh për ne që t’i mbyllim kapitujt deri në vitin 2026. Ne duhet të fokusohemi në reformat që kërkojnë dhe kërkojnë një kompromis midis qeverisë dhe opozitës,” tha zoti Spajiç.

Mali i Zi është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që Marta Kos viziton në cilësinë e saj si Komisionere për Zgjerimin.

Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor dhe shihet si anëtari i parë i ardhshëm i BE-së.

Pas një vlerësimi pozitiv të standardeve kalimtare në fushat e shtetit të së drejtës, vendi ka dalë nga një ngërç shumëvjeçar në negociatat e anëtarësimit dhe po punon për të mbyllur të gjithë kapitujt në procesin e anëtarësimit./voa

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI