Flash

Del VIDEO/ Momenti i shembjes së digës së hidrocentralit në Himarë

Lapsi.al 16 January 2025
Del VIDEO/ Momenti i shembjes së digës së hidrocentralit në

Mesditën e së enjtes u ça diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës. Në media është publikuar një video ku duket edhe momenti i shembjes së digës që krijoi përmbytje në zonë. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese dhe 2 banesa.

Lidhur me situatën e krijuar reagoi sot edhe ministria së Mbrojtjes.

“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, - thotë ministria.

Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec - Piqeras është i kalueshëm.

“Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, - përfundoi ministria e Mbrojtjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI