Flash

Goli i vitit mund të jetë shënuar që në janar: Mirandinha e roveshata e dyfishtë

Lapsi.al 16 January 2025
Goli i vitit mund të jetë shënuar që në janar:
Çmimi Puskas është çmimi që FIFA e akordon për futbollistin ose futbollisten që ka realizuar golin më të bukur të vitit. Jemi ende në mes të janarit, por tashmë ka një kandidat shumë të fortë për këtë çmim prestigjioz: bëhet fjalë për golin e realizuar nga Mirandinha, një sulmues 25-vjeçar i ekipit Volta Redonda, gjatë ndeshjes në Brazil kundër Fluminense. Ajo që e bën të veçantë këtë gol, përveç roveshatës spektakolare që përfundoi në rrjetë, është fakti se pasimi për të erdhi nga një bashkëlojtar me të njëjtën lëvizje teknike. Mirandinha e roveshata e dyfishtë e rrallë Një “bicikletë” e dyfishtë, e realizuar në mënyrë të rrallë dhe në pak sekonda, shpërtheu tifozët në stadium dhe gjithashtu rrjetet sociale. Komentuesit po e sugjerojnë këtë gol si kandidat për çmimin Puskas të FIFA-s. Megjithëse është ende herët dhe gjatë vitit pritet të shënohen gola të tjerë spektakolarë, ky aksion si në video lojëra nga Volta Redonda e goli i Mirandinha ka bërë tashmë xhiron e botës. Ndeshja ishte pjesë e turneut rajonal Carioca, që zhvillohet para kampionatit kombëtar. Fluminense, kampion i Libertadores më 2023, kishte futur në lojë kryesisht një ekip të dytë, një praktikë e zakonshme në këto turne për të testuar lojtarët që mund të jenë të dobishëm për Brasileirao. Kjo shpjegon fitoren e Volta Redonda, që luan në divizionin e dytë në krahasim me klubin e madh të Rio de Janeiros. Ndeshja u vendos vetëm 3 minuta para fundit, kur Bruno Santos de Oliveira krosi një top në roveshatë nga e majta, pas një ndërhyrjeje të portierit kundërshtar. Pasimi gjeti Mirandinha, i cili realizoi një tjetër roveshatë, duke dërguar topin në cepin e poshtëm të portës së Fluminense. Ky është një gol për të cilin mund të flitet sërish në fund të vitit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI