Flash

Vrasja në Bulqizë/ Dyshohet se autori ngatërroi kushëririn për kafshë të egër

Lapsi.al 16 January 2025
Vrasja në Bulqizë/ Dyshohet se autori ngatërroi kushëririn

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte në fshatin Tërnovë të Bulqizës. Dy të rinj kishin dalë në mal për gjueti, por që përfundoi në mënyrë tragjike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi (në foton sipër), 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të rinjtë janë kushërinj të parë me njëri – tjetrin dhe kishin dalë si zakonisht për gjueti.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e vërteta të ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë aksidentale pasi kanë qenë në pozicione të ndryshme dhe në momentin e të shtënave, dyshohet ta ketë ngatërruar me kafshë të egër.

Çështja tashmë i kaluar prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ku pritet të zbardhë të vërtetën e ngjarjes së rëndë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI